28 Mars 2024

SHBA me ndihmë ushtarake për Kosovën dhe shtetet e rajonit

Washingtoni, 8 shtator - Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 milionë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Një zyrtar i Departmantit amerikan të Shtetit tha se përafërisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.

Pjesa tjetër do të ndahet midis: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Letonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Njoftimi erdhi disa orë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se administrata e presidentit Joe Biden, ka miratuar edhe dërgimin e armëve në vlerë prej 675 milionë dollarë. Ai tha se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të ketë sukses në fushëbetejë kundër forcave ruse të cilat e nisën pushtimin në fund të shkurtit.

“Kjo është tërheqja e 20-të e armatimeve nga stoqet amerikane që i janë dhënë Ukrainës që nga gushti i kaluar”, tha Austin gjatë një takimi në bazën Ramstein në Gjermani. Ai shtoi se pakoja e ndihmës do të përfshijë obusë 105 milimetrash, raketa precize GMLRS dhe municion të artilerisë.

Përfshirë edhe pakon e fundit të 8 shtatorit, ndihma totale që administrata Biden ka dhënë për Ukrainën ka arritur në vlerën e 15.2 miliardë dollarëve.

Luftimet janë intensifikuar javëve të fundit, teksa Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të rimarrë kontrollin e disa zonave që u morën nga trupat ruse në fillim të luftës. /REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)