19 Prill 2024

SHBA mbështesin çdo qeveri të Kosovës të dalur nga qytetari

Washington, 30 dhjetor - Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, tha se “përderisa të mos provohen akuzat që ngriten në raportin e Dick Martyt, administrata amerikane do të mbështesë çdo Qeveri në Kosovë që zgjidhet nga qytetarët e vendit.
 
Ai tha për BBC-në se SHBA-ja e merr seriozisht raportin e Martit dhe se mbështet rekomandimet e tij që EULEX-i të hetojë çështjet e ngritura. Countryman tha se raporti i Martyt e dëmton reputacionin e Kosovës, por i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës që çështjet e ngritura në raport të hetohen, të verifikohen ose të hidhen poshtë sa më shpejt.

Ndërkaq, sa u përket zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme në vend, ai i cilësoi si më të suksesshmet dhe më të drejtat që Kosova ka zhvilluar, megjithëse tha se janë shënuar edhe probleme serioze në disa qendra.

Duke folur për dialogun mes Prishtinës e Beogradit dhe rolin e autoriteteve serbe në veriun e Kosovës, Countryman tha se ”fillimisht presim që Kosova dhe Serbia të ulen në tryezë dhe të diskutojnë se si të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Të dyja qeveritë kanë përgjegjësi që të arrijnë zgjidhje praktike dhe kreative”, ka thënë mes tjerash Countryman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)