06 Gusht 2021

SHBA i bën thirrje Turqisë të heqë dorë nga armatimi rus

Washington, 11 shkurt - Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes raketore.

Ministri i Mbrojtjes i Turisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u shpreh në favor të një zgjidhjeje kompromisi për sistemin rus S-400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luftarakë perëndimor.

Por, SHBA-ja nuk është e interesuar për ofertën turke.

"Politika jonë për sistemin S-400 nuk ka ndryshuar," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet në lidhje me propozimin turk.

"Këto sisteme janë të papërshtatshme me pajisjet e NATO-s, ato kërcënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s dhe janë në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i NATO-s", u tha Price gazetarëve.

"Ne kemi kërkuar dhe do të vëzhdojmë të kërkojmë nga Turqia të mos e mbajë këtë sistem", tha ai.

Ministri turk, ka përmendur rastin e Greqisë, e cila pasi kishte blerë sistemin rus S-300 nuk e kishtë bërë plotësisht funksional atë.

Por, sistemi S-400, sipas zyrtarëve amerikanë, është më i përparuar prandaj e kanë hedhur poshtë krahasimin.

Turqia ka vazhduar zbatimin e marrëveshjes me Moskën pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara. Administrata e ish-presidentit, Donald Trump, përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe vendosi disa sanksione në fushën e prokurimit me Turqinë.

Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do të ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e ka përshkruar si autokrat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)