19 Prill 2024

SHBA e ka ftuar Kosovën në samitin e demokracisë

Washington, 13 nëntor - Kosova pritet të marrë pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me zyrtarë amerikan në Uashington.

Ndonëse, administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e vendeve pjesëmarrëse në takimin që do të zhvillohet virtualisht, javën e kaluar portali amerikan “Politico” një listë prej 100 shteteve pjesëmarrëse. Në atë listë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishin përfshirë Kosova, Serbia dhe Bosnja, ndërsa të ftuara ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Njoftimet e mëhershme që Kosova nuk është ftuar në takim, kishte nxitur reagime të një pjese të opozitës dhe vëzhguesve të pavarur që e vlerësuan këtë si të dëmshme për Kosovën.

Në takim pritet të marr pjesë edhe Serbia. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç i tha televizionit publik serb se në takim do të marrë pjesë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)