16 Prill 2024

SHBA: Akuzat për krime janë hetuar dhe kanë rezultuar të paargumentuara

Washington, 16 dhjetor - Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me kujdes ndaj raportit të Dik Martit nga Këshilli i Evropës, që kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçin, e ndërlidh me grupin e trafikimit të organeve njerëzore. SHBA-të kërkojnë të paraqiten provat lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i Departmentit të Shtetit, Philip J. Crowley tha se ‘nga hetimet që kanë bërë Kombet e Bashkuara dhe Gjykata në Hagë është vendosur të mos ndërmirret ndonjë veprim,’ që mund të interpretohet se ato kanë rezultuar të paargumentuara ose të pabazuara.

“Si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Gjykata e krimeve kanë bërë hetime
lidhur me deklaratat për zingjirin e tregtisë me organe qysh në vitin 2004. Ata kanë vendosur atëherë që nuk do të marrin ndonjë veprim. Ne inkurajojmë çfarëdo bashkëpunimi lidhur me hetimet për këtë çështje,” tha ndërmjet tjerash Crowley.

Ai theksoi se “i marrim të gjitha akuzat kredibile për aktivitet kriminal dhe çfarëdo dëshmie dhe burimesh të cituara në këtë raport, duhet të ndahen me autoritetet kompetente, për udhëheqjen e hetimit përkatës dhe të plotë”.

Zëdhënësi Krouli tha se “sundimi i ligjit është çështja kryesore për stabilitet dhe progres në Ballkan”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)