24 Maj 2022

Serbia - parajsë për oligarkët

Beograd, 22 gusht - Serbia është parajsë për oligarkët. Pasi kanë fituar para në epokën e Miloshevicit, ata mbajnë të mbyllura deri sot degë të rëndësishme të ekonomisë ndaj konkurencës dhe kanë ndikim të fuqishëm në politikë.

Oligarki - kjo fjalë vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin "sundim i pakicës"- Me këtë kihet parasysh që në kohën e Platonit sundimi i disa të pasurve, të cilët janë të interesuar vetëm për interesin e tyre dhe që për shkak të ndikimit të tyre mund të kalojnë edhe kufijtë e ligjit.

Miroslav Mirkoviç shfaqet si një biznesmen serioz: i veshur gjithmonë me shije, flokët e thinjura të rregulluara me kujdes, syzet me xhama me nuanca. Miskoviç është vërtet biznesmen- por sa serioz është ai, për këtë ekzistojnë mendime të kundërta. 65 vjeçari konsiderohet njeriu më i pasur i vendit, me një pasuri private prej 2.8 miliardë dollarë.

Koncerni i tij, "Delta-Holding", vlerësohet se siguron rreth 10 përqind të produktit kombëtar bruto. Në këtë mënyrë, Miskoviçi bën pjesë tek ata pak tycoonë që mbajnë fort në duar degë të rëndësishme në Serbi.

Konkurenca e çmimeve nuk funksionon

"Ata punojnë në degë, të cilat nuk përballen me konkurencën ndërkombëtare, si telekomunikacioni dhe tregtia me pakicë. Në shumë raste ata kanë pozicione monopol. Miskoviçi zotëron mbi 70 pë vrqind të sipërfaqes së dyqaneve, ky është de facto një monopol." Michael Ehrke drejton Zyrën e Beogradit të Fondacionit Fridrich -Ebert.

Ai sapo ka përfunduar një studim për pushtetin e oligarkëve. Dhe ky pushtet ka pasoja konkrete: kështu për shembull, konsumatorëve serbë u duhet të paguajnë për të blerë shumë produkte shumë më tepër, sepse konkurenca e çmimeve nuk funksionon. Konkurencën e papreferuar nga bota e jashtme, bosët vendas e sprapsin me ndihmën e kontakteve të tyre politike.

Kështu që edhe ekonomia serbe nuk arrin të marrë hov. Sepse në vend që të nxisin industrinë e eksporteve, manjatët preferojnë të koncentrohen në tregun e brendshëm të sigurtë.

WAZ e sheh veten viktimë

Si viktimë të këtij kompleksi politik-industrial e sheh veten edhe Bodo Hombach, menaxheri i Koncernit Mediatik të Essenit, WAZ. Përpjekja e tij për të zënë rrënjë në Serbi sapo dështoi me zhurmë të madhe, së fundi në dështimin e blerjes të një gazete serbe bulevardeske.

Për këtë punë, firma e Essenit qe përzier vetë me ndërmjetës të diskutueshëm, që në fund i lanë në baltë - për shkak të presionit të të fuqishmëve, është i bindur Bodo Hombach: "Në rastin e Serbisë ne pranuam me shumë durim, mbi dy vjet, shumë gjëra, shumë të këqia. Kjo tregon se në këtë vend ekziston një ndërthurrje midis oligarkëve dhe instancave shtetërore, e cila është thuajse e pazbërthyeshme. Para saj ne u dorëzuam dhe thamë: në këto kushte, ne nuk duam të jemi më investues."

Që në kohën e Millosheviçit

Shumica e oligarkëve e kanë vendosur në epokën e Milosheviçit gurin themeltar për rritjen e tyre ekonomike. Ata kishin marrëdhëniet më të mira me diktatorin, fitonin në privatizime dhe para së gjithash në luftërat e tij.

Kur u përmbys Milosheviçi, oligarkët kaluan në anën tjetër. Nëse janë të vërteta thashethemet, që atëherë ata janë në listat e donatorëve të gati gjitha partive - prandaj asnjë politikan nuk dëshiron ta prishë me financuesit në sfond. Megjithatë, dalëngadalë kjo mund të ndryshojë. Të tërheq vëmendjen deklarata e presidentit Boris Tadiç para pak kohësh në adresë të oligarkëve: "Ka njerëz që kanë shumë pasuri, e cila nuk është rezultat i punës së tyre. Këta njerëz e përdorin pasurinë në mënyrë veçanërisht arrogante: ata injorojnë problemet sociale, shoqërore ose shtetërore- Ata nuk kanë përgjegjësi sociale."

Shefit të koncernit Miskoviç iu desh të përgënjeshtronte me shpejtësi njoftimet, se dëshiron t'i shesë të gjitha firmat e tij dhe t'i dërgojë paratë jashtë vendit. Por nëse deklaratat e Tadicit do të kenë pasoja për njerëzit e errët - për këtë presidenti me largpamësi nuk tha gjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)