26 Prill 2024

Serbia nuk nënshkruan rezolutën e Harkut Dinarik

Prishtinë, 8 mars - Në kuadër të punimeve të konferencës së Harkut Dinarik, Serbia ka refuzuar të nënshkruajë rezolutën, e cila është prezantuar në Slloveni, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Rezoluta përkufizon zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të rajonit të Harkut Dinarik.

Kosovën në këtë konferencë e ka përfaqësuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

Harku Dinarik në Evropën Juglindore është një zonë me trashëgimi natyrore dhe kulturore. Rezolutën në fjalë është dashur ta nënshkruajnë Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Rezoluta pritet të nënshkruhet gjatë ditës së nesërme, me gjithë kundërshtimin e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)