26 Prill 2024

Serbia insiston në formulën UNMIK-Kosovo

Beograd, 31 maj - Beogradi zyrtar nuk do të heqë dorë nga qëndrimi që përfaqësuesit e Prishtinës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare të paraqiten kryekëput nën emrin UNMIK-Kosovo.

Sipas shtypit serb, ndonëse gjatë javëve të fundit liderët e Kosovës intensivisht po lobojnë që Brukseli të bëjë presion që në raundin e katërt të dialogut kjo temë të gjendet në rendin e ditës, kjo nuk do të ndodhë.

Shefi i ekipit negociues serb Borisllav Stefanoviq pohon se takimi mes Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet nga gjysma e korrikut. “Do të fokusohemi që para pushimit veror, të mbyllim kaptinën e lirisë së lëvizjes, telekomunikacionit, energjisë elektrike, librave amëz dhe kadastrit.

Për formën e pjesëmërrjes së Kosovës në takimet dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare nuk do të diskutohet”, thotë Stefanoviq për gazetën “Veçernje novosti”.

Ai ka theksuar se për Serbinë edhe më tutje formula e vetme e pranueshme është ajo që saktëson Rezoluta 1244, që do të thotë se përpara përfaqësuesit të Prishtinës që qëndrojë tabela me singlën UNMIK-Kosovo.

Ndërsa sa i përket kërcënimit të Kosovës se do të tërhiqet nga CEFTA nëse nuk gjendet formula e re e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë organizatë, nga Brukel është sinjalizuar se ky veprim nuk do të hasë në reagime pozitive në BE.

Sipas Oliver Ivanoviqit, sekretar i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, “kjo nuk u ka pëlqyer miqve të tyre evropianë, madje as atyre të cilët e njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Shqiptarëve qartë u është bërë me dije se në vend që të vrapojnë pas simbolikës, të filojnë të sillen në mënyrë konstruktive në bisedimet me Beogradin”, pohon Ivanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)