26 Prill 2024

Serbia do të marrë vendim për daljen e serbëve në zgjedhje

Beograd, 3 nëntor - Qeveria e Serbisë me kohë do të marrë vendimin e qartë për daljen e serbëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë më 12 dhjetor, pasi kjo është "çështje shtetërore dhe në interes shtetëror", ka deklaruar ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.

Ai u ka thënë të mërkurën medieve serbe se askush nuk duhet të ketë dilema, pasi që qeveria serbe do të sjellë me kohë vendimin dhe do t'u dërgojë serbëve porosi të qarta, të cilat nuk do të lënë hapësirë për dykuptimësi.

"Ju apeloj të gjithë aktorëve politik që sa i përket çështjes së daljes së serbëve në zgjedhje të mos e përdorin për arritjen e poenëve politik, pasi kjo nuk është çështje partiake, por shtetërore për të cilën institucionet shtetërore do të sjellin qëndrim të përbashkët dhe qëndrim plotësisht të qartë", ka thënë Bogdanoviq.

Për daljen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë shprehur Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe, Partia Liberale-demokratike, Serbia e bashkuar dhe Partia Socialiste e Serbisë. Kundër daljes në zgjedhje janë Partia Demokratike e Serbisë dhe Partia Radikale Serbe.

Shefi i zyrës për media i Qeverisë së Serbisë Milivoje Mihajlloviq ka thënë se ende nuk ka indikacione se kur Beogradi mund të marrë vendimin për daljen e serbëve të Kosovës në zgjedhje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)