18 Prill 2024

Serbi: Shqiptarët dhe amerikanët armiqtë më të mëdhenj

Beograd, 21 qershor - Shqiptarët dhe amerikanët mbeten armiqtë më të mëdhenj, kurse kroatët dhe boshnjakët tashmë janë kthyer në miq.

Ky është mendimi i shumicës së serbëve që kanë dhënë opinionet e tyre në një sondazh të kryer nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd, rezultatet e të cilit janë publikuar në median serbe “Blic”.

Sipas tij, pikërisht kroatët dhe boshnjakët me të cilët serbët zhvilluan luftë të ashpër në vitet ’90, nuk shihen më si armiq e tyre. Ndërsa për shqiptarët dhe amerikanët, serbët pohojnë pa droje se mbeten armiqtë e tyre më të mëdhenj.

Nga ana tjetër, për qytetarët e Serbisë, Rusia dhe Greqia janë ende në krye të listës së vendeve që i quajnë mike, ndërsa Kina mund të quhet një mikeshë e re, e cila sapo është futur në këtë listë.

“Ajo që lidh Rusinë, Greqinë dhe Kinën është se të tre këto vendet nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Në rastin e Kinës, besoj se qytetarët tanë admirojnë kryesisht edhe politikën e saj të jashtme apo zgjerimin ekonomik duke tentuar të bëhet fuqia kryesore botërore”, pohon Sonja Stojanoviç, drejtore e Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd.

Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, votuesit shohin Rusinë si mikun e tyre më të madh. Është shumë interesante se edhe përqindja e madhe e liberalëve në Serbi, rreth 22 përqind e tyre, e konsideron Rusinë si mikun më të madh të Serbisë.

Një tjetër element për tu theksuar është edhe fakti se shumica e qytetarëve serbë në fakt, refuzuan të përgjigjen në pyetjen direkte se cilat vende janë miq dhe armiq.

Kjo do të thotë se pothuajse çdo qytetar i Serbisë është i vetëdijshëm se kategoritë e “mikut” dhe “armikut” janë të lidhura vetëm me interesat respektive të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)