25 Prill 2024

Serbi, protesta në mbështetje të Mlladiç

Beograd, 27 maj - Dhjetra nacionalistë ekstremistë serbë u grumbulluan në orët e mbrëmjes së të enjtes në Beograd për të kundërshtuar arrestimin e Ratko Mlladiç.

Protestuesit mbanin në duar foto të tij dhe parrulla nacionaliste si dhe thërrisnin në kor emrin e gjeneralit të akuzuar për vrasjen e mijëra muslimanëve në Bosnje.

Protesta në mbështetje të Mlladiç që pritet t’i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës pati edhe në qytetin e Novi Sadit.

Forca të shumta policore zbarkuan në rrugët e Beogradit dhe Novi Sadit për të shmangur incidentet. Gjithsesi raportimet tregojnë se nuk është regjistruar asnjë episod dhune.

Drejtori i policisë serbe, Millorad Veloviq, paralajmëroi “rritje të dukshme” të masave të sigurisë në Beograd dhe qytete të tjera, për shkak të arrestimit të Ratko Mlladicit.

“Masat ndërlidhen me mbrojtjen e përfaqësive diplomatike e konsullore si dhe të gjitha misioneve të huaja në vend”, tha Velovic për mediat serbe.

Të njëjtat burime raportojnë për forca të shtuara të sigurisë para Kuvendit të Serbisë, Radiotelevizionit serb dhe ndërtesës së Presidencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)