23 Prill 2024

Serbi, filloi debati mbi kërkesën ndjesë për Srebrenicën

Begrad, 30 mars - Sot parlamenti serb, në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, filloi debatin mbi kërkesën ndjesë apo jo për vrasjen e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.

Ky debat do të nxjerrë në pah edhe përpjekjet e Beogradit për të pranuar tmerret e kryera në emër të serbëve gjatë luftërave të viteve ´90, që shumë serbë ende i mohojnë.

"Rezoluta e Srebrenicës është e domosdoshme për t´u diskutuar në parlament pasi me këtë Serbia kërkon të tregojë dëshirën tonë për pajtimin rajonal dhe të demonstrojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të rajonit´´, deklaroi javën e kaluar kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç.

Projektrezoluta shpreh keqardhjen për viktimat dhe kërkon ndjesë që nuk u bë aq sa duhej për të parandaluar masakrën por nuk e njeh atë si gjenocid. Ajo kërkon gjithashtu që dhe vendet e tjera të ish-Jogusllavisë të miratojnë rezoluta që dënojnë krimet kundër serbëve.

Pak muaj përpara mbarimit të luftës që solli shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët e Bosnjës të komanduar nga gjenerali Ratko Mladiç vranë rreth 8 000 myslimanë boshnjakë nga qyteti i Srebrenicës, që u rrethua dhe u shkatërrua.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)