05 Korrik 2022

Senati amerikan: Seancë për Ballkanin Perëndimor

Washington, 16 prill - Komisioni i senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë zhvilloi dje një seancë mbi Ballkanin perëndimor ku u diskutua përparimi i bërë në vendet e këtij rajoni drejt integrimit euro-atlantik dhe sfidat me të cilat ndeshen këto vende. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian për integrimin e këtij rajoni. Kolegia Bardha Shpuza Azari sjell hollësi.

Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Eurazisë , Filip Gordon prezantoi përparësitë e administratës së presidentit Obama për rajonin e Ballkanit Perëndimor, një ndër to edhe integrimi euro-atlantik. Stabiliteti në Kosovë, tha zoti Gordon mbetet një nga sfidat kryesore. Ndihmës sekretari i shtetit nënvizoi përparimin e bërë deri tani në Kosovë.

\"Dy vjet pas pavarësisë, udhëheqja e Kosovës ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Qeveria ka ndërtuar shkolla dhe rrugë, ministri dhe agjenci. 2009-a ishte viti i konsolidimit të konsolidimit të institucioneve, krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjeve të para të administruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës. Edhe pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje ishte domethënëse.”

Kosova, shtoi zoti Gordon, ka arritur një marrëveshje historike me Maqedoninë për demarkacionin e kufirit dhe ka vendosur marrëdhënie të plota diplomatike me të dhe me Malin e Zi.

Shtetet e Bashkuara e shohin bashkimin Evropian si partnere të rëndësishme të Uashingtonit për të avancuar përpjekjet e Kosovës drejt reformës dhe përparimit.

Megjithatë, Kosova haset edhe me sfida.

\"Kosova ka arritur shumë gjatë dy viteve të saj të para, megjithatë ka ende shumë punë për të bërë. Ne po punojmë me qeverinë e Kosovës për t’i zgjidhur këto çështje. Decentralizimi i pushtetit duhet të vazhdojë. Qeveria duhet të vazhdojë përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në vend, duke përfshirë veriun e vendit.”

Është e rëndësishme që qeveria të theksojë përfitimet e decentralizimit dhe t’i japë mbështetje të madhe komunave në zbatimin e funksioneve të tyre. Forcimi i zbatimit të ligjit është qenësor për Kosovën, dhe është çelësi i suksesit edhe në fushat e tjera, tha zoti Gordon. Por edhe ekonomia nuk duhet lënë pas. Qeveria duhet të zbatojë reformat e nevojshme për të nxitur rritjen e sektorit privat.

Në lidhje me Shqipërinë, ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Eurazisë tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht integrimin euro-atlantik të vendit.

\"E mbështesim integrimin Euro-atlantik të Shqipërisë. Dhe megjithëse qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin, ndërsa shpresojmë t’i jepet fund ngërçit politik në parlamentin e vendit, Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në rajon.”

Shqipëria, tha zoti Gordon, ka punuar shumë për pajtimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare, ka ripërtëritur marrëdhëniet e nivelit të lartë me Serbinë dhe mbështet integrimin euro-atlantik të Serbisë dhe Kosovës. Shqipëria sapo ka dorëzuar edhe pyetësorin e anëtarësimit në Komisionin Evropian.

Zoti Gordon foli dje në seancën dëgjimore të komisionit të senatit për marrëdhëniet me jashtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)