28 Mars 2024

Sarkozy uron Pacollin, siguron për përkrahjen Francës

Prishtinë, 10 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, Jean Francois Fitou, i cili i dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy me rastin e zgjedhjes së Presidentit Pacolli.

Në takim, Presidenti Pacolli falënderoi për urimin e Presidentit Sarkozy, duke u quajtur atë një mik të madh të Kosovës dhe duke vlerësuar shumë lart kontributin e Francës në shtendërtimin e Kosovës.

Ndërsa, Ambasadori Fitou theksoi se përkrahja e Francës për Kosovën ka ekzistuar gjithmonë dhe ajo do të jetë e vazhdueshme. Këtë, tha ai, e thekson fuqishëm edhe Presidenti Sarkozy në letrën e tij të urimit.

Në vijim po japim letrën e plotë të urimit të Presidentit Sarkozy:

Zotëri Kryetar,

Ju uroj ngrohtësisht për zgjedhjen e juaj në krye të Kosovës dhe jam i lumtur t’ju adresoj dëshirat e mia më të mira për suksesin, në përmbushjen e funksioneve të larta, në emër timin personal.

Kaluan tri vjet nga pavarësia. Kosova po forcohet në fushën ndërkombëtare dhe ka marrë gjithnjë njohje të shumta. Ka ditur të udhëheqë përpjekje të rëndësishme në një kontekst delikat dhe kompleks. Unë e di se mund të llogarisë në ju për të dyfishuar zellin e madh në këtë punë.

Kosova ka bërë reforma kruciale për konsolidimin e institucioneve dhe në mbizotërimin e Ligjit. Është angazhuar me vendosmëri në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim se, me nxitjen e juaj, Kosova do të mund të përballet me sfidat që e presin.

Mbetet shumë për të bërë në fushat e konsolidimit të institucioneve dhe në mbizotërimin e Ligjit. Llogaris në angazhimin e vendit tuaj për të bërë reformat e rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe social.

Franca do të vazhdojë të punoj për ju në këtë perspektivë, me qëllim të forcimit të lidhjeve miqësore dhe besueshmërisë në mes dy vendeve tona. Franca ju sjell tërë mbështetjen e saj në këtë detyrë.

Përfitoj, po ashtu, këtë rast për t’i shprehur dëshirat për prosperitet dhe lumturi për Kosovën dhe popullin e saj.

Ju lutem, Zotëri Kryetar i Republikës, pranoni sigurinë e konsideratës time të lartë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)