19 Prill 2024

Samiti i Dubrovnikut diskuton sfidat ekonomike

Dubrovnik, 10 korrik - Në samitin dyditor të Dubrovnikut në Kroaci që nisi punimet ditën e premte, liderë ballkanikë dhe ata evropianë diskutojnë integrimin evropian të rajonit në bllok dhe sfidat me të cilat përballet ai për shkak të krizës globale ekonomike.

Krahas mikpritësve, presidentit kroat, Ivo Josipoviç dhe kryeministres kroate, Jadranka Kosor në këtë takim, marrin pjesë edhe kryeministrat e Francës, Polonisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Edhe Komisari për zgjerimin, Stefan Füle përshëndeti samitin e Dubrovnikut. Presidenti serb, Boris Tadiç nuk u ftua. Mediat kroate njoftuan se ftesa ishte e tepërt për shkak se në samit vinte kryeministri Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij samit kryeministri francez, Francois Fillon tha se ardhmja e rajonit është brenda BE-së, por theksoi se ende janë të nevojshme "transformimet e thella dhe se ajo duhet të bazohet në merita."

Në ditën e parë të samitit kryeministri Berisha ishte një nga referuesit në panelin, në të cilin diskutohej mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Berisha tha se çfarëdo që ka ndodhur në rajonin tonë, në vendet tona, një gjë është e sigurtë, forca kryesore nxitëse mbetet integrimi në BE. Prandaj, vendet tona po mundohen të largohen nga e shkuara e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)