26 Shtator 2021

Rusia përfshihet nga zjarret, digjen mbi 1 milion hektar siperfaqe

Moskë, 3 gusht - Zjarret pyjore në lindje të Rusisë vazhdojnë duke u rritur dhe kanë tejkaluar një sipërfaqe totale prej 1 milion hektarësh.

Në deklaratën e bërë nga Agjencia Federale e Pyjeve e Federatës Ruse, thuhet se vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë në lindje të Rusisë.

"Deri më 3 gusht, në 222 pika në një zonë prej 1 milion e 71 mijë e 845 hektarësh vazhdojnë zjarret pyjore. Prej tyre, 126 janë në Yakutistan, ndërsa 50 në rajonin Irkutsk", theksohet në deklaratë.

Në punimet e shuarjes marrin pjesë rreth 5.000 persona dhe qindra automjete.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se në Yakutistan janë dërguar 109 pjesëtarë shtesë të intervenimit dhe 16 automjete.

Në zjarret që filluan në rajonin e Siberisë të Rusisë në muajin korrik deri më tani një zonë pyjore prej 1,3 milion hektarësh është shndërruar në hi, kurse zyrtarët kishin shpallur gjendje emergjente në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)