29 Mars 2024

Rusia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Beograd, 20 janar - Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin ka konfirmuar për shtypin serb se raporti i Dik Martit është përgatitur me iniciativën e parlamentarëve rusë.
 
”Parlamentarët rusë kanë kërkuar që të caktohet personi i cili do të paraqesë raportin në Këshillin e Evropës pas informatave të publikuara në memoaret e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Karla del Ponte”, tha ai.

Sa i përket dialogut Serbi Kosovë, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin tha se ”Rusia në këtë moment nuk sheh për vete çfarëdo roli në këto negociata”, madje sipas tij, një ftesë e tillë as që i është bërë Moskës.

Ambasadori rus thotë se nuk është optimist sa i përket rezultateve të bisedimeve. Duke folur për pavarësinë e Kosovës, ambasadori rus në Beograd i tha gazetën serbe ”Veçernje novosti” se Rusia nuk ka ndërmend ta ndryshojë pozicionin saj përballë Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)