28 Mars 2024

Rusia në kaos, shpërthime kamikaze në zemër të qytetit

Moskë, 29 mars - Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Moskën mëngjesin e sotëm ku deri tani  llogariten 40 viktima dhe dhjetra të plagosur.

Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin “Lubjanka” në afërsi të qëndrës së Shërbimeve Sekrete Federale nga nje kamikaz. 25 persona humbën jetën nga ky shpërthim.

Lënda e dytë plasëse shpertheu në “Park Kulturi” ku humbën jetën 15 persona dhe sipas të dhënave, është shkaktuar nga një tjetër kamikaz.

Linja e metrosë “Sokolniceskaia” ku u verifikuan shpërthimet, është bllokuar plotësisht deri në “Komsomolskaia”. Dhjetra ambulanca po transportojnë të plagosurit.

Këto shpërthime që tronditën zemrën e Moskës, kanë vënë në dyshim edhe sigurinë e Kremlinit ku ndodhen ndërtesat qeveritare.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)