20 Prill 2024

Rusia ka marrë me forcë 400 mijë qytetarë të Ukrainës

Kiev, 25 mars - Ukraina ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Moskën se ka marrë me forcë rreth 400 000 qytetarë.

Bëhet me dije sipas mediave të huaja se personat janë marrë nga qytetet e shkatërruara, dhe janë dërguar në Rusi, për t’i bërë presion Kievit që të dorëzohet.

Ndër të tjera mësohet se Avokati i Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova, tha se 402 000 persona, përfshirë 84 000 fëmijë, janë marrë kundër dëshirës së tyre nga rusët.

Kremlini ka raportuar një numër të ngjashëm, por duke thënë se të larguarit nga qytetet e tyre kanë dashur vetë që të shkojnë në Rusi.

Gjithashtu, zyrtarët rusë theksojnë se po i sigurojnë strehim dhe po i mbulojnë shpenzimet personave të sjellë në Rusi nga Ukraina.

Por, guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se “njerëzit po merren me dhunë dhe po dërgohen në territorin e shtetit aggressor”.

Denisova nënvizon se Rusia po i transferon ukrainasit, në mënyrë që t’i përdorë si pengje në negociatat e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)