28 Mars 2024

Rrëshqitje masive dheu në Japoni, 19 njerëz janë zhdukur

Tokio, 3 korrik - Pas reshjeve intensive të shiut, një rrëshqitje masive toke ka ndodhur në Japoni, ndërsa mediat e huaja raportojnë se të paktën 19 njerëz janë zhdukur.

Moti i keq goditi prefekturën qendrore lindore në Shizuoka, rreth 200 km në jug të Tokios dhe u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut që prej ditësh po prekin rajonin.

Imazhet e transmetuara në televizion tregojnë ndërtesa të mbingarkuara nga balta dhe banorë që largohen nga qyteti i Atamit.

"Kur u ktheva, shtëpitë dhe makinat që ishin para tempullit ishin zhdukur", thotë një qytetar.

Më shumë se 2,800 shtëpi në rajon ishin pa energji, sipas Tokyo Electric Company Company (TEPCO).

Pjesa më e madhe e Japonisë është aktualisht në sezonin e saj vjetor të shirave, i cili zgjat disa javë dhe shpesh shkakton përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, duke bërë që autoritetet lokale të lëshojnë urdhra për evakuim

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)