25 Prill 2024

Reporterë pa kufij publikuan listë „rrëmbyesve“

Paris, 3 maj - Reporterë pa kufij me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, sot publikuan një listë të „40 rrëmbyesve“ në të cilën gjenden liderë politikë dhe fetarë ose organizata terroriste të cilat ndikojnë mbi punën e gazetarëve.

„Të fuqishëm, të rrezikshëm, të dhunshëm, ata janë mbi ligjet“, thekson organizata joqeveritare për mbrojtjen e gazetarëve.

Jo më pak se 17 shefa të shteteve dhe shumë shefa të qeverive gjenden në listën, krahas disa forcave të armatosura rregullta, organizatave kriminale dhe mafioze. Presidenti iranian, ruandian dhe tunezian e ndajnë listën me grupin gueril FARC, ETA ose forcat izraelite dhe palestineze.

Organizatat joqeveritare i numëruan kundërshtarët më të ashpër të lirisë së shtypit sipas kontinenteve.

„Në Amerikën Latine dhuna vjen gjithmonë nga kuarteti i njëjtë, shitësit e drogës, diktatori kubanez, FARC dhe grupet paraushtarake“ bën të ditur organizata joqeveritare.

Ata theksojnë se në kontinentin afrikan shumë pak prej kësaj, është ndryshuar, por disa raporte flasin për situatën e përkeqësuar në Lidnjen e Afërt dhe Azi.

Disa rrëmbyes janë zhdukuar nga lista, si shefi somalez i shërbimit kundërzbulues Mohamed Varsame Darvish.

Reportuesit përkujtojnë se nga fillimi i këtij viti nëntë gazetarë kanë paguar me jetë për lirinë e të shprehurit, ndërsa thuajse 300 gazetarë momentalisht janë në burg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)