18 Prill 2024

Raporti i Marty, nis diskutimi në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Strasburg, 24 janar - Sot nis ditën sesioni i ri i asamblesë parlamentare e Këshillit të Evropës me ç'rast ky sesion do të diskutojë nesër, raportin për trafikim organesh në Kosovë, të hartuar nga raporteri zvicerian Dick Marty.

 

Beogradin në këtë mbledhje do ta përfaqësojë delegacion i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me në krye Dragolub Micunovic. Në axhendë e këshillit është parashikuar më datë 26 janar pjesmarrja e presidentit serb Boris Tadic.

 

Edhe Kosova ka paralajmëruar pjesmarrjen e delegacioni i Kuvendit të Kosovës. Ajo nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se që nga viti i kaluar u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës kur bëhet fjalë për Kosovën. 


Ndërsa delegaconin shqiptar është vendosur ta përfaqësojnë deputetët Ilir Rusmaili, Shpëtim Idrizi, Lajla Përnaska dhe Arben Ahmetaj. Palët pritet të dalin me një platformë të përbashkët për të kundërshtuar këtë raport. Po sipas axhendës është parashikuar pjesamrrja e kryeminstrit shqiptar Sali Berisha, më datë 27 janar.

I paqartë mbetet përfaqësimi i shtetit maqedonas dhe qëndrimi që do të mbajnë lidhur me raportin. Edhe përfaqësuesit shqiptarë nuk janë ende të qartë së si duhet të votojnë, por deklaruan se vendimi do të merret në Strasburg.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)