19 Prill 2024

Rajon, kosovarët më optimistët, serbet me pesimistet

Prishtinë, 28 dhjetor - Mbi 55 për qind e qytetarëve të Kosovës presin që viti 2011 do të jetë më i mirë se viti 2010, bëjnë të ditur rezultatet e studimit “Barometri global” të realizuar nga Gallup International.

Sipas këtij studimi, qytetarët e Kosovës janë më optimistët në rajon, ndërsa qytetarët e Serbisë janë deklaruar si më pesimistët në rajon.

Vetëm 11 % e serbëve kanë shprehur vlerësime optimiste, duke rezultuar si populli më pesimist në rajon.

Anketa e prezantuar, thekson se më pak optimistë janë edhe qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë dhe vendet e tjera evropiane.

Studimi nga Gallup International është realizuar në 53 shtete ku jeton 76 % e popullsisë botërore.

 Sipas rezultateve të anketës së përgjithshme, 42 % e qytetarëve në botë janë optimistë dhe viti 2011 do të jetë më i mirë se ai i vitit 2010, ndërsa 19 % janë pesimistë.

Qytetarët më optimistë janë nga Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Zvicra, ku qytetarët e këtyre vendeve theksojnë se janë më të kënaqurit në botë, nuk i mungojnë paratë dhe shpresojnë në ditë më të mira gjatë 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)