28 Mars 2024

Radikalët serbë fyejnë Kacinin dhe shqiptarët

Beograd, 19 mars - Deputetët radikalë të Serbisë kanë fyer raportuesin e Parlamentit Evropian, Jelko Kacin dhe shqiptarët gjatë takimit në Parlamentin e Serbisë me përfaqësuesit e disa partive politike.

\"Të gjitha bisedat u zhvilluan në një atmosferë pozitive, përveçse në rastin e një partie, e cila në mënyrë të pashembullt foli për një popull dhe një vend\", ka thënë Kacin, duke mos dashur të japë detaje.

Ndërkohë, deputeti i radikalëve, Momir Markoviç pohon se nuk kanë fyer askënd.

\"Vetëm nëse Kacin nuk mendon për atë që kemi thënë ‘shiptari s Kosova (shqiptarët nga Kosova)’. Kemi thënë se Serbia e ka vendin në BE, por e tërë me Kosovën në përbërje të saj. I kemi bërë vërejtje se gjatë vizitës së kaluar në parlament, Kacin i ka përshëndetur deputetët me \'mirdita\', dhe se ka marrë pjesë në vrasjen e ushtarëve të APJ-së në Slloveni. Pas kësaj kemi braktisur seancën e këshillit\", u ka thënë Markoviç gazetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)