20 Prill 2024

Qeveria serbe ndahet në dy rryma për Kosovën

Beograd, 23 gusht - Mosmarrëveshjet në koalicionin qeverisës rreth rezolutës për Kosovën kanë arritur kulmin në mbledhjen e qeverisë së Serbisë, kur shefi i diplomacisë Vuk Jeremiç ka thënë se Beogradi nuk do të lëshojë pe para kërkesave të Brukselit, i cili kërkon zbutje të rezolutës për Kosovën, shkruan në numrin e djeshëm gazeta “Blic”.

Sipas burimit të saj, qëndrimit të Jeremiçit i është kundërvënë ministri i Ekonomisë, Mlagjen Dinkiç, i cili ka insistuar në arritjen e kompromisit me Amerikën dhe vendet e Kuintit.

Dinkiçi, edhe në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ka refuzuar t’i japë visto mbështetje politikës së mëtejshme të Jeremiçit.

Ai u ka tërhequr vërejtjen kolegëve të tij ministra se ashpërsimi i mëtejshëm i raporteve me Uashingtonin dhe kryeqendrat europiane është punë e rrezikshme.

Mendimin e tij e ka mbështetur edhe SPO (partia e Drashkoviçit), derisa ministrat e SPS të enjten kanë heshtur për këtë punë, duke qëndruar në anën e DS-së së Tadiçit.

“Jeremiçi mendon se ashpërsimi i mëtejshëm i raporteve me vendet e Kuintit mund të na sjellë epërsi para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB. Ai luan me letrën e mosunitetit ndërmjet vendeve të BE-së kur bëhet fjalë për rezolutën serbe. Ai beson se në Bruksel nuk do të ketë konsensus për paraqitjen e EBE-së në Asamblenë e Përgjithshme, dhe se vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të mund të abstenonin me rasti e votimit për rezolutën serbe”, i tha “Blicit” ky burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)