19 Prill 2024

Qeveria Ruse bastisë shtëpitë e gazetarëve investigativë

Moskë, 30 qershor - Të martën në mëngjes autoritetet ruse bastisën shtëpitë e disa gazetarëve investigativë si dhe familjarëve të tyre, një veprim që vjen mes presionit në rritje ndaj mediave të pavarura në vend.

Policia kontrolloi apartamentin e Roman Badanin, kryeredaktorit të faqes investigative në internet “Proekt” si dhe të Maria Zholobova-s, një prej gazetareve të saj. Policia ruse bastisi gjithashtu shtëpinë e prindërve të zëvendësit të zotit Badanin, Mikhail Rubin. Zoti Rubin u ndalua pranë banesës së gazetares Zholobova dhe u soll në shtëpinë e prindërve të tij.

Në llogarinë e faqes investigative “Proekt” në aplikacionin e mesazheve Telegram shkruhej se bastisjet ndodhën pasi kjo media njoftoi se do të publikonte një hetim ndaj ministrit të Brendshëm të Rusisë, Vladimir Kolokoltsev dhe pasurive të dyshuara që ai zotëron. Raporti u publikua në këtë faqe menjëherë pas fillimit të bastisjeve.

“Proekt” shkruante më vonë tha se të paktën dy nga tre bastisjet ishin të lidhura me një rast shpifjeje mbi një dokumentar të vitit 2017 për të cilin kishin punuar si zoti Badanin ashtu edhe zonja Zholobova. Dokumentari fliste rreth një biznesmeni të Shën Petersburgut me lidhje të dyshuara me krimin e organizuar.

Zoti Badanin ishte në cilësinë e të dyshuarit në këtë çështje, i tha kanalit të pavarur televiziv rus “Dozhd” avokatja e tij Anna Bogatyryova ndërsa zonja Zholobova raportohet se ka statusin e dëshmitarit. Megjithatë ende nuk është e qartë se pse policia vendosi nën shënjestër zëvendësin e zotit Badanin, Mikhail Rubin.

Gjatë muajve të fundit autoritetet ruse kanë rritur presionin mbi mediat e pavarura. Dy media të njohura të pavarura, “Meduza” dhe “Vtimes”, janë etiketuar si "agjentë të huaj", një përcaktim që godet ato grupe, media apo individë që marrin fonde të huaja. Etikemi nënkupton vëzhgim shtesë nga ana e qeverisë dhe ka një kuptim të fortë përçmues që mund t’i diskreditojë ato.

Pas futjes në listën e “agjentëve të huaj” këtë muaj, “Vtimes” u mbyll ndërsa “Meduza” ka nisur një fushatë për të siguruar të ardhura nga shumë burime.

Rusia e ka përdorur ligjin për të vendosur gjoba të rënda ndaj Radios Evropa e Lirë financuar nga Shtetet e Bashkuara për atë që e ka cilësuar mosidentifikimin e materialeve të saj si të prodhuara nga "agjentë të huaj". Radio Evropa e Lirë ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Në fillim të këtij viti autoritetet ruse bastisën gjithashtu shtëpinë e e një gazetari të njohur investigativ, Roman Anin-it, dhe arrestuan katër redaktorë të një reviste studentore me prirje opozitare.

Të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se sulmet kanë si synim gazetarët investigativë dhe se janë një ndëshkim për punën e tyre. Ai tha se "ekzistojnë baza ligjore për veprime të tilla".

Megjithatë zoti Peskov pranoi se Kremlini nuk kishte informacion se përse policia kishte kontrolluar banesat e gazetarëve të faqes investigative “Proekt”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)