25 Prill 2024

Qëndrimi i BE-së ndaj Serbisë dhe Kosovës,i pandryshuar

Beograd, 2 prill - Komisioneri evropian për zgjerim dhe politikë ndaj fqinjëve, Stefan Fyle ka deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Evropian sa i përket integedrimit të Serbisë dhe çështjes së Kosovës ka mbetur i pandryshuar.

"Nuk do t´i lidhim këto dy çështje. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen paralelisht me integrimet evropiane para hyrjes në BE", ka thënë Fyle në një intervistë për gazetën beogradase "Politika".

Por, Fyle ka shtuar se cilido vend që synon t´i bashkohet BE-së "duhet të demonstrojë se ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij, të bazuar në bashkëpunim, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë".

Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e zyrtarëve serbë se midis anëtarësimit në BE dhe Kosovës, ata do të zgjedhin këtë të dytën, Fyle tha se nuk beson se dikush të ketë kërkuar nga ata që bëjnë këtë lloj zgjedhjeje.

"Ne dëshirojmë të përfshijmë tërë Ballkanin Perëndimor dhe të ofrojmë perspektivë evropiane për tërë rajonin. Presim që të gjithë aktorët të zgjidhin çështjet e tyre kontestuese në frymën evropiane", është shprehur Fyle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)