28 Mars 2024

Që nga fillimi i luftes ushtria ruse ka humbur 47.550 ushtarë në Ukrainë

Kiev, 30 gusht - Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se se ushtria e Rusisë pësoi humbje të mëdha në jug të Ukrainës.

Në deklaratën e bërë nga komanda e operacionit “Jug” të Forcave të Armatosura të Ukrainës, theksohet se vazhdojnë luftimet e ashpra me ushtrinë e Rusisë në jug të vendit.

Në deklaratë thuhet se trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në jug të vendit.

Gjithashtu njoftohet se ditën e fundit në jug të Ukrainës u shkatërruan gjithsej 60 pajisje ushtarake, duke përfshirë 1 sistem të mbrojtjes ajrore S-300, 2 tanke dhe 3 sisteme raketahedhëse, që i përkisnin ushtrisë së Rusisë dhe pretendohet se u vranë 82 ushtarë rusë.

Këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Oleksiy Arestovych, tha se luftimet e ashpra vazhdojnë pothuajse në të gjithë rajonin Kherson në jug të Ukrainës, i cili ishte i pushtuar nga trupat ruse dhe se ushtria ukrainase dje arriti të depërtojë në disa pika në frontin në rajonin e Khersonit në vetëm pak orë.

Në deklaratën me shkrim të Shtabit të Përgjithshëm, përfshihej informacioni për humbjet e pësuar nga ushtria e Rusisë nga data 24 shkurt deri më 30 gusht.

Në deklaratë thuhet se ushtria ruse gjatë ditës së fundit ka humbur 1 helikopter, 7 tanke, 3 mjete ajrore pa pilot, 19 topa, 3 sisteme raketahedhës, 2 automjete dhe 25 automjete të blinduara. Gjithashtu pretendohet se ushtria ruse humbi 450 ushtarë në ditën e fundit dhe se trupat ruse pësuan humbjet më të mëdha në drejtim të Donetskut dhe Khersonit.

Që nga fillimi i luftës, njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar gjithsej 234 avionë, 204 helikopterë, 1.954 tanke, 4.294 mjete të blinduara, 1.079 topa, 15 anije dhe skafe të lehta, 847 mjete ajrore pa pilot, 3.061 automjete, 282 raketahedhëse dhe 151 sisteme të mbrojtjes ajrore, 196 raketa kryqëzuese që i përkisnin Rusisë.

Gjithashtu njoftohet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 47.550 ushtarë që nga fillimi i luftës.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 25 mars, u njoftua se në Ukrainë vdiqën 1.351 ushtarë rusë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)