29 Mars 2024

Prokurorja e EULEX takon Ina Ramën lidhur me raportin e Martit

Tiranë, 18 janar - Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama zhvilloi një takim me një delegacion të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të kryesuar nga Kryeprokurorja e EULEX, Isabelle Arnal dhe nga zëvendësprokurorja, Sevdije Morina.

Gjatë këtij takimi, të kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, u diskutua lidhur me konkluzionet e raportit të hartuar nga raportuesi i KiE, Dick Marty, si dhe për akuzat që ngrihen në këtë raport  të cilat vendosen në territorin e Shqipërisë.

Qëllimi i takimit ishte hartimi i një strategjie për bashkëpunimin për të ardhmen midis dy institucioneve në hetimin e këtyre akuzave dhe bashkërendimin e veprimeve hetimore.

Prokuroria Shqiptare, përveç detajeve teknike, ofroi bashkëpunimin e saj për hetimin e tyre në bazë të kërkesave të Prokurorisë speciale të Kosovës, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)