28 Mars 2024

Presidentja Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Lituani

Vilnius, 11 maj - Gjatë vizitës zyrtare në Lituani, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

Presidentja do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.  

Presidentja gjithashtu do të takojë Kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe Kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

E shoqëruar nga Ministrja e Brendshme Agnė Bilotaitė, Presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)