25 Prill 2024

Presidenti Sejdiu uron presidentin Sarkozy

Prishtinë, 13 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi Presidentit të Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy, një telegram urimi me rastin e 4 Korrikut - Ditës Kombëtare të Republikës Franceze.

Në urimin e presidentit Sejdiu thuhet:

Shkëlqesia e tij Nicolas Sarkozy

President i Republikës së Francës

I dashuri mik:

Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju uroj juve Shkëlqesia Juaj, Qeverinë dhe popullin e Francës me rastin e 4 Korrikut - Ditës Kombëtare të Francës.

Për Francën, 14 korriku nderon historinë e pasur të Republikës Franceze dhe populli i Kosovës ju bashkohen në festën për këtë ditë shumë të rëndësishme për historinë e vendit tuaj.

Derisa ju festoni këtë ditë në vendin tuaj, ne shprehim falënderimet e thella të të gjithë qytetarëve të Kosovës për njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Francës ka dhënë dhe po jep për zhvillimin dhe suksesin e vendit tim.

Qytetarët e Kosovës ndihen të bekuar që e kanë Francën një vend mik të vërtetë dhe presim me padurim që marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve tona të forcohen edhe më tej.

Pranoni, i dashur President, përgëzimet e mia të përzemërta me rastin e Ditës Kombëtare të Francës dhe sigurinë për respektin dhe konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht,

Dr. Fatmir Sejdiu

President i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)