25 Prill 2024

Piratët somalezë vrasin katër amerikanë

Washington, 23 shkurt - Ushtria amerikane njoftoi se 4 amerikanë u vranë nga piratë somalezë në bordin e jahtit të tyre të rrëmbyer në Oqeanin Indian.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore Amerikane thuhej se forcat amerikane u përpoqën sot të negocionin lirimin e pengjeve, kur ata dëgjuan të shtëna armësh në bordin e jahtit.

Ushtria tha se një forcë e përgjigjes së shpejtë hyri në jahtin e rrëmbyer dhe gjeti pengjet amerikane, të qëlluar rëndë me armë zjarri. Megjithë ndihmën e shpejtë mjeksore, të katër amerikanët vdiqën nga plagët e marra.

Nuk është i qartë shkaku i hapjes së zjarrit.

Komanda Qendrore tha se dy piratë u vranë gjatë konfrontimit me forcat amerikane, ndërkohë që 13 piratë të tjerë u kapën. Dy piratë të tjerë ishin mbajtur nga autoritetet amerikane dhe forcat, që hynë në anije gjetën trupat e dy piratëve, që kishin vdekur më parë.

Piratët e rrëmbyen jahtin të premten dhe e kishin drejtuar atë për nga bregdeti sonalez, ndërsa 4 luftanije të marinës amerikane e ndiqnin atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)