26 Prill 2024

Petrich: Kundër ndarjes së Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt - Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petrich, ka kërkuar ide më kreative për veriun e Kosovës dhe ka bërë thirrje që Prishtina e Beogradi zyrtar të tërhiqen nga qëndrimet e tyre parimore, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.

Duke e përjashtuar ndarjen e veriut ai tha se duhet që të arrihet një zgjidhje për veriun, përndryshe e gjithë puna në ndërtimin e shtetit në Kosovë nuk do të funksionojë.

Në një intervistë për BBC-në, ambasadori Petrich tha se bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit kanë të bëjnë me të ardhmen e rajonit si dhe me bashkëpunimin dhe normalizimin në mes të dyja vendeve.

Duke folur për raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Petrich tha se në rast të mos ndriçimit të plotë të tij ai do të shndërrohet në “njollë” për reputacionin edhe të kryeministrit Thaçi, por edhe të Kosovës.

Kërkesën e faktorit ndërkombëtar për qeverisje me “duar të pastra në Kosovë” ambasadori Petrich e ka cilësuar si një parim të rëndësishëm për qeverinë e vendit dhe ka shprehur besimin e tij se udhëheqësit politikë në vend do ta respektojnë atë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)