19 Prill 2024

Peker: Vrasje, përdhunime e trafik droge nga qeveria e Erdogan

Stamboll, 28 maj - Miliona turq janë ‘gozhduar’ para ekranit, duke parë rrëfimet e bosit të mafies që tregon histori të padëgjuara rreth kontrabandës ndërkombëtare të drogës, vrasjese dhe lidhjeve të errëta midis politikanëve dhe mafies.

Ai ka hedhur videot në Youtube dhe pretendimet e tij kanë shkaktuar një cunami politik që ka tronditur qeverinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke sulmuar më së shumti ministrin e tij të brendshëm.

Akuzat e hedhura nga Sedat Peker ndaj aleatëve të ngushtë të Erdogan, duke përfshirë një ish-kryeministër, zyrtarë të lartë e të afërm, për çështje që variojnë nga korrupsioni dhe trafiku i drogës, përdhunime e vrasje.

Mesazhi i Peker, gjithashtu i shoqëruar me postime të herëpashershme në Twitter, duket se ka mbërthyer turqit në ekrane për  të mësuar më shumë rreth asaj që ndodh në “nëntokën” e Turqisë.

Duke folur me reputacionin e një njeriu që di gjithçka për të gjithë, Peker është një ultranacionalist i dënuar për krime të shumta, duke përfshirë mashtrime e drejtim organizatash kriminale.

Ai u arratis nga Turqia vitin e kaluar për të shmangur ndjekjen penale dhe tani pretendon se jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai flet nga një tryezë e rregulluar me kujdes dhe flet për skandale të shumta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)