29 Janar 2022

PE voton sot rezolutën për Shqipërinë e Kosovën

Bruksel, 8 korrik - Në Parlamentin Europian në Strasburg deputetët kanë diskutuar për Shqipërinë dhe Kosovën.

Problemet kryesore për Shqipërinë sipas eurodeputetëve mbeten lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e shtypit dhe gjakmarrja.

Për sa i përket krizës politike, ata i bënë thirrje partive që të zhvillojnë dialog mes tyre dhe të gjejnë një zgjidhje. Stefan Füle, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin vuri në pah në fjalën e tij progresin e Shqipërisë në drejtim të procesit për liberalizimin e vizave, por sipas tij duhet të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sot pritet të miratohet rezoluta e PE për Shqipërinë e cila ka 26 pika.

Përsa i përket projektrezolutës për Kosovën, europarlamentarët deklaruan se mirëpresin njohjen nga të gjitha vendet e BE-së. Ata theksuan rëndësinë e pespektivës evropiane për Kosovën, si pjesë e gjithë rajonit.  

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, u bënë thirrje 5 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Debati për Kosovën në selinë e Parlamentit Evropian në Strazburg, ka kaluara në dritën e raportit të deputetes Ulrike Lunacek, që u bënë thirrje 5 shteteve anëtare të BE-së, që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Lunaçek shpreson që sot ky raport të gjej përkrahjen e shumicës së kolegëve për tu miratuar si rezolutë. Në anën tjetër Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, konfirmoi gjatë debatit se Kosova ka perspektivë evropiane si të gjitha vendet e rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)