29 Janar 2022

PE miratoi një deklaratë të përbashkët për Kosovën

Bruksel, 23 qershor - Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, i cili po qëndron në Bruksel, ka marrë pjesë në punimet e ditës së dytë të takimit të tretë ndërparlamentar, Parlamenti Evropian – Kosova. 

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime konstruktive dhe u fol për arritjet në Kosovë. Në vijim të agjendës, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sllobodan Petroviq dhe kryetari i Grupit Parlamentar 7+, Xhezair Murati, folën për të drejtat e njeriut, deputeti Berim Ramosaj foli rreth sfidave të ekonomisë, ndërsa sa i përket lehtësimit të lëvizjes së njerëzve në zonën Shengen: ripranimit, lehtësimit dhe liberalizimit të vizave, para europarlamentarëve foli kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfije Hundozi.

Rreth këtyre çështjeve diskutuan edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Pati diskutime të shumta edhe nga deputetë të Parlamentit Evropian, të cilat shtruan një sërë pyetjesh në adresë të anëtarëve të delegacionit të Kosovës. Delegacioni i Kosovës paraqiti fakte dhe të dhëna të shumta, të cilat u vlerësuan lart nga europarlamentarët.

Në fund, pas diskutimeve të gjera, u harmonizua dhe u miratua një deklaratë e përbashkët e Parlamentit Evropian dhe Kosovës.

Takimi kaloi në një frymë shumë të mirë bashkëpunimi dhe kjo u vlerësua edhe nga udhëheqësi evropian i takimit, z. Eduard Kukan.

Në orët e pasdites, kryeparlamentari Jakup Krasniqi zhvilloi një takim edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Miguel Martinez, i cili kishte shtruar një drekë për delegacionin.

Ngjarje tjetër e rëndësishme për Kosovën në Bruksel, po ashtu në Parlamentin Evropian, ishte miratimi nga Këshilli i Politikës së Jashtme i Rezolutës për Kosovën.

Në ditën e parë të takimit, ndërkaq, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, prezantuan para europarlamentarëve të arriturat e Kosovës gjatë një viti, sfidat nëpër të cilat ka kaluar ajo gjatë këtyre proceseve dhe objektivat për të ardhmen.

U fol gjerësisht për luftën kundër krimit, liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik etj., ndërsa u kërkua që të qartësohen hapat konkretë të integrimit evropian të Kosovës si dhe të hapet procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.

Nga diskutimet u rikonfirmua vazhdimi i ndihmës së gjithanshme të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe se Bashkimi Evropian do të jetë në mbështetje të proceseve integruese të Kosovës në të ardhmen.

Delegacioni i Republikës së Kosovës nesër kthehet në atdhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)