29 Mars 2024

Patriarku Irinej e quan Kosovën "djepi serb"

Beograd, 6 shtator - Patriarku serb Irinej deklaron se se Kosova është "djepi ynë", dhe se "ne kurrë nuk do të pranojmë të heqim dorë prej saj".

"Këtë duhet ta dinë ata që tani po na presin rrobat, por ne duhet të lutemi edhe për ta, që të kuptojnë se çfarë rëndësie ka Kosova për ne", ka theksuar Irinej, cituar nga agjencia "FoNet".

Sipas kësaj agjencia, Irinej ka zhvilluar sot një liturgji me rastin e inaugurimit të kishës së ristrukturuar Shën Arkangjelit Gavrillo në fshatin Maqedonce, pranë Medvegjës.

Sipas tij, tempujt duhet të shtohen që të tubohen njerëzit rreth tyre, dhe rëndësia e kësaj kishe është se gjendet afër Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)