29 Mars 2024

Pas 781 vitesh shpërthen vullkani Fagradalsfjall në Islandë

Londër, 20 mars - Vullkani Fagradalsfjall në Gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore, ka filluar të hedhë lavë pas 781 vitesh i qetë.

Në pamjet e para të publikuara nga Zyra Meteorologjike e Islandës në Facebook shihet që shpërthime të vogla ndodhën në Fagradalsfjall dhe lava po përhapet në dy drejtime në zonë.

Siç raportohet, lava që po rrjedh në drejtime të kundërta në rajon shihet edhe nga kryeqyteti Rejkjavik, rreth 32 kilometra larg.

Shpërthimi në Gadishullin Reykjanes ndodhi pasi vullkani ishte i qetë për 781 vjet.

Zyrtarët e emergjencës deklaruan se nuk pritet evakuim, pasi shpërthimi ndodhi në një luginë larg vendbanimeve.

Më shumë se 50 mijë tërmete kanë ndodhur në Gadishullin Reykjanes midis 24 shkurtit dhe 17 marsit.

Shkencëtarët kishin besuar në mundësinë që këto tërmete në Islandë, që gjendet midis pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, mund të jenë paralajmëruesi i një shpërthimi vullkanik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)