18 Gusht 2022

Pahor: Kosova duhet të zhvillojë dialog të hapur me Serbinë

Washington, 10 shkurt - Kryeministri slloven, Borut Pahor, i cili ndodhet për vizitë në SHBA ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e durueshme dhe e kënaqur me rezultatet e gjertanishme, por duhet të tregojë vullnet politik për dialog me Serbinë.

Pahor tha se duhet të mbështesin Kosovën si shtet të pavarur. Ai u shpreh se i takon Qeverisë së Kosovës që të jetë shumë e hapur dhe me vëmendje të dëgjojë çfarë ka për të thënë Serbia për problemet ndërmjet dy vendeve dhe të pranojë disa zgjidhje të cilat Serbia do të dëshironte t`i shohë si zgjidhje përfundimtare, të cilat do t`i sjellin paqe dhe stabilitet Serbisë, Kosovës dhe tërë rajonit.

Kryeministri slloven përmes Zërit të Amerikës ka porositur Kosovën se duhet të zhvillojë “dialog të hapur me Serbinë” dhe se sipas tij “askush nuk duhet të thotë se për disa çështje nuk mund të diskutohet.

Kryeministri slloven nënvizoi se Bashkimi Evropian përfundimisht do t`i kushtojë vëmendje rajonit, por shtetet e Ballkanit janë në gjendje që shumë probleme të tyre t`i zgjidhin vetë, me dialog të hapur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)