23 Janar 2022

Pack: Kosova nuk ndahet edhe nëse serbët krijojnë probleme

Bruksel, 7 korrik  - Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, deklaroi se Serbët e veriut të Kosovës nuk duhet të lejojnë që Beogradi t'i manipulojë dhe nuk duhet t'u besojnë premtimeve se Mitrovica, nëse kthehet në problem mund të ndahet nga Kosova.

Eurodeputetja theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. ''Përcaktimi i bashkësisë ndërkombëtare është që të mbështesë decentralizimin dhe kjo është ajo që po bën qeveria kosovare. Në zonat ku serbët përbëjnë shumicë, ata vendosin'', tha Pack.
    
"Kjo do të mund të ishte zgjidhje edhe për Mitrovicën, por disave nuk u pëlqen. Dhe, për këtë arsye, po përpiqen që me akte individuale terroriste, të mbjellin frikë, në mënyrë që një projekt i tillë të mos realizohet", shtoi ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)