24 Prill 2024

Pack: Është çmenduri të mendohet për zgjedhje të reja në Kosovë

Bruksel, 5 prill - “Është çmenduri të mendohet për zgjedhje të reja në Kosovë. Politikanët e dalë nga proçesi i 12 dhjetorit duhet të gjejnë zgjidhje për ngërçin politik. Në rast se kandidati aktual nuk ka mbështetje, pjesë e zgjidhjes mund të ishte një emër tjetër për president”. Kështu ka deklaruar euro deputetja, Doris Pack në një intervistë për mediat kosovare.

“Jo është çmenduri. Nuk mund t`i zgjidhni problemet vetëm me zgjedhje. Për problemet duhet të keni zgjidhje, e këto duhet t`i kërkoni nga politikanët që janë zgjedhur. Ndryshe nuk bënë. Nëse gjithmonë organizoni zgjedhje kur nuk mund të gjeni zgjidhje, kështu nuk shkohet përpara.” ka theksuar Pack.

Duke mos përmendur direkt emrin e Pacollit, Doris Pack ka theksuar se alternativë për zgjidhjen e ngërçit politik mund të ishte një kandidat tjetër me mbështetje më të madhe.

“Nëse ai që ishte në detyrën e Presidentit dhe ishte zgjedhur nuk e ka mbështetjen e shumicës, ndoshta zgjidhja mund të ishte një person tjetër që do të ishte konsensual. Nuk e di si mund të zgjidhet kjo situatë, por duhet të ketë konsensus në mënyrë që vendi të mos dërgohet në zgjedhje të reja”, ka sqaruar Pack.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)