20 Prill 2024

Ozan: Turqia ka qenë dhe vazhdon të qëndroj pranë Kosovës

Prishtinë, 9 mars - Ministrja për Integrim Europian  Vlora Çitaku u takua me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.

Ambasadorja Ozan në takim theksoj se: Turqia ka qenë dhe vazhdon të qëndroj pranë Kosovës në rrugën e sajë drejt zhvillimit Institucional dhe Ekonomik të vendit tonë.

Ndërsa për Ministrinë e Integrimit Europian premtoj përkrahje për të ngritur kapacitetet institucionale dhe ndihmë në gjitha sferat që do ti kontribuojnë Kosovës.

Ministrja Çitaku, në takim njoftoi gjithashtu ambasadoren rreth punës,prioriteteve të MIE’ së si dhe bashkëpunimin me të gjitha mekanizmat dhe ambasadat e vendeve  të  BE-së në Kosovë.

Ndërsa nga aspekti i brendshëm institucional, ministrja Çitaku ka potencuar ndryshimet në qasjen e Qeverisë se re ndaj agjendës Europiane e cila vërehet me aprovimin e Rregullores mbi Departamentet për Integrim Europian dhe Koordinim të Politikave në kuadër të Ministrive përkatëse që në mbledhjen e parë të Qeverisë, dhe se pret një angazhim më të madh dhe ngritje e efikasitetit të punës brenda institucioneve qeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)