29 Mars 2024

Osmani dhe Abazoviq avancojnë bashkëpunimin në mes të dy shteteve

Prishtinë, 30 maj - Në margjina të Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Mal të Zi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe kryeministri Abazoviq kanë diskutuar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të tyre.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova e vlerëson dhe e përkrah bashkëpunimin me Malin e Zi në të gjitha fushat, duke theksuar edhe mundësinë për shkëmbim të përvojave për procesin e integrimit evropian.  

Më tej, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në vecanti, si dhe në organizata ndërkombëtare në përgjithësi.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Abazoviq theksuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit e me këtë rast.

Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërtuar mbi premisat e barabarësisë dhe gjithpërfshirjes, si dhe faktin se Kosova përkrahë vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të Berlinit.

Ndërlidhur me zhvillimet në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë, dy liderët diskutuan edhe për rëndësinë e vazhdueshme të koordinimit të veprimeve me Bashkimin Evropian në raport me agresionin rus në Ukrainë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)