07 Maj 2021

Opozita ruse ka paralajmëruar protesta masive sot në mbrojte te Navalny

Moskë, 21 prill - Mbështetësit e figurës ruse të opozitës Alexei Navalny planifikojnë të protestojnë sot në qendrat urbane në të gjithë Rusinë.

Protesta më e madhe ka të ngjarë të zhvillohet në Moskë, ku pjesëmarrësit do të mblidhen në Sheshin Manezhnaya.

Po ashtu është paralajmëruar pjesëmarrja më mijëra dhe qindra protestues. Sipas një faqeje interneti të krijuar për të bashkërenduar protestat, flitet për demonstrata të planifikuara në 77 qytete ruse.

Në përgjigje të njoftimeve për keqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, ekipi i zotit Navalni ka bërë thirrje për greva mbarëkombëtare për sot në të njëjtën ditë kur Presidenti Putin do të mbajë fjalimin e tij të përvitshëm mbi gjendjen e vendit.

Qëllimi i veprimit është të denoncojë ndalimin e Navalny nga autoritetet ruse për ato që ata argumentojnë se janë akuza të motivuara politikisht dhe të kërkojë lirimin e tij të menjëhershëm mes shqetësimeve mbi shëndetin e tij. Protestat konfirmohen gjithashtu në vendet e mëposhtme:

Katër mjekë të një lëvizjeje të pavarur që mbështet udhëheqësin opozitar rus Aleksei Navalni tentuan përsëri pa sukses të martën të vizitonin aktivistin në pavionin e kujdesit intensiv në burgun ku po vuan dënimin.

Keqësimi i gjendjes shëndetësore të zotit Navalni ka shqetësuar aktivistët vendas si dhe Perëndimin. Përkrahësit e tij kanë paralajmëruar protesta masive për të mërkurën:

Një tjetër tentativë e dështuar nga mjekja personale e zotit Navalni dhe një ekip specialistësh që u përpoqën të vizitojnë aktivistin në burg, pas njoftimeve se është në gjendje kritike shëndetësore:

"Erdhëm se na thanë se kreu i këtij objekti pret vizitorë në orën 14. Nuk e kuptoj përse nuk na lejojnë të futemi. I kanë lënë pacientët në gjendje të rëndë. Po sillen me mungesë respekti ndaj nesh, por mbi të gjitha ndaj pacientëve që kanë kërkuar ekipe mjekësore disa herë. Mbarë bota ka kërkuar të dërgohen mjekë për të vizituar Navalnin. Kjo është absurde,” tha mjekja personale e Navalnit, Anastasia Vasilieva.

Aleksei Navalni, tashmë në javën e tretë të grevës së urisë që filloi gjatë burgimit, u dërgua në pavionin spitalor pasi mjeku i burgut tha se mund të jetë në prag të vdekjes, tha avokati i aktivistit të hënën. Navalni filloi të vuante dënimin muajin e kaluar në një koloni penale famëkeqe për trajtimin e rëndë të të burgosurve.

Navalni është ankuar për mungesë gjumi pasi rojet e burgut e shqetësojnë shpesh gjatë natës, si dhe ka thënë se ka probleme shpine dhe të këmbëve që kur filloi dënimin. Specialistët që panë këtë fundjavë analizat e tij të gjakut thanë se ai është në rrezik akut nga veshkat dhe zemra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)