25 Prill 2024

OMB: 2010-ta viti më i nxehtë i regjistruar

Gjenevë, 21 janar - Organizata Meteorologjike Botërore (OMB) konfirmoi sot se 2010-ta ka qenë viti më i nxehtë që nuk ishte regjistruar kurrë më parë duke konfirmuar një tendencë domethënëse për ngrohje klimatike afatgjatë.

Viti i kaluar, ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me vitin 2005 dhe 1998'', theksoi agjencia e OMB-së në një komunikatë duke konfirmuar një raport paraprak të bazuar në një periudhë dhjetë mujore, publikuar në fillim të muajit dhjetor, gjatë konferencës së Kombeve të Bashkura për ngrohjen klimatike në Kankun.

"Të dhënat e vitit 2010 konfirmojnë ngrohjen klimatike më afatgjatë të planetit'', nënvizoi sekretari i përgjithshëm i OMB-së, Michel Jarraud, në një konferencë shtypi.

OMB theksoi përveç të tjerash se dhjetëvjeçari i fundit ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)