07 Maj 2021

OKB-ja e shqetësuar për fatin e Princeshës së Dubait

Gjenevë, 9 prill - Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësimin e thellë” për fatin e Princeshës Latifa të Dubait, pasi kanë kaluar dy muaj që kur ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe të tregojë prova se ajo është akoma gjallë.

Në shkurt, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kërkoi prova në lidhje me vajzën e sundimtarit të Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, pasi BBC transmetoi një video të xhiruar nga Latifa, në të cilën ajo thoshte se po mbahej rob, dhe kishte frikë për jetën e saj.

Sheikh Mohammed është nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. Dubai është një nga shtatë emiratet. Vajza e tij 35 vjeçare nuk është parë në publik që nga marsi i vitit 2018, kur asaj i dështoi përpjekja për t’u larguar nga vendi.

"Ne nuk kemi asnjë provë se ajo është gjallë. Do të donim vetëm një provë të vetme bindëse se ajo është gjallë”, u tha gazetarëve në Gjenevë, Marta Hurtado, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Emiratetet e Bashkuara Arabe kanë thënë se për të janë duke u kujdesur, si familja ashtu edhe profesionistët shëndetësorë.

Gjykata Supreme në Londër pati vendosur më 2019 se sheiku Mohammed bin Rashid al Maktoum, ka rrëmbyer të dyja vajzat e veta dhe i ka mbajtur kundër dëshirës së tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)