28 Mars 2024

Obama formon komision për hetimin e rrjedhjes së naftës

SHBA , 24 maj - Presidenti amerikan Barack Obama ka formuar një komision dypalësh për të hetuar rrjedhën e naftës në Gjirin e Meksikës, si dhe për të bërë rekomandime për raste të ngjashme në të ardhmen.

Në fjalimin e tij, Obama kritikoi marrëdhëniet e ngushta mes kompanive të naftës dhe agjencive shtetërore që i mbikqyrin ato dhe tha se agjensitë rregullatore duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar katastrofa të tilla në det.

Rrjedha e naftës nga depozita nëndetare ka arritur deri në ujërat e brigjeve të Luizianës.

Zyrtarët atje po shqyrtojnë ndërtimin e barrierave me rërë për të parandaluar mbërritjen e naftës në brigje, por ekspertët kanë shprehur dyshime në suksesin e planit.

Ndërkohë, zyrtarët e kompanisë BP po përgatiten për të provuar të mbyllin të çarën e depozitës me një lëng shpimi, që bëhet nga përzierja e ujit me minerale sulfati. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)