24 Prill 2024

Obama do të shpallë kandidaturën për rizgjedhje

Washington, 4 prill - Media amerikane po njofton se Presidenti Barak Obama do të shpallë zyrtarisht gjatë ditëve në vijim kandidaturën e tij për t’u rizgjedhur në post.

Burimet thonë se zoti Obama ka gjasa të dorëzojë dokumentet pranë Komisionit Federal Zgjedhor nesër dhe më pas do t’u drejtohet përkrahësve të tij me një mesazh me video, ose me shkrim.

Dorëzimi i dokumenteve pranë komisionit i kërkohet zotit Obama para se ai të fillojë të kërkojë donacione.

Presidenti pritet të mbajë një tubim më 14 prill në Çikago për mbledhjen e fondeve për fushatën. Tubime të tilla pritet të mbahen edhe në Nju Jork dhe Los Anxhelos gjatë javëve që vijnë.

Grumbullimi i fondeve është pjesë e rëndësishme e ecurisë së fushatës në Shtetet e Bashkuara dhe stafi i fushatës së zotit Obama thotë se pret të mbledhë 750 milion deri në 1 miliard dollarë para zgjedhjeve të nëntorit 2012.

Zoti Obama do të kandidojë për mandatin e dytë dhe të fundit me kohëzgjatje prej katër vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)