29 Mars 2024

Nokia largohet nga Rusia

Helsinku, 22 prill - Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit Nokia po tërhiqet nga tregu rus, tha CEO i saj, duke shkuar një hap më tej se rivali Ericsson që është shprehur se do të pezullojë aktivitetin në Rusi për një kohë të papërcaktuar.

Qindra kompani të huaja po ndërpresin lidhjet me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës më 24 Shkurt dhe pas sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

“Ne thjesht nuk shohim asnjë mundësi për të vazhduar në vend në rrethanat aktuale”, tha drejtori i përgjithshëm Pekka Lundmark në një intervistë.

Gjithashtu shtoi se Nokia do të vazhdojë të mbështesë klientët gjatë daljes së saj dhe nuk ishte e mundur të thuhej se sa kohë do të zgjaste tërheqja.

Nokia po aplikon për licencat përkatëse për të mbështetur klientët në përputhje me sanksionet aktuale, tha Lundmark në një deklaratë.

Si Nokia ashtu edhe Ericsson pësuan ulje të shitjeve në Rusi, ndryshe nga kompanitë kineze si Huaëei dhe ZTE që kanë rritur shitjet në këtë shtet.

Nokia nuk pret që ky vendim të ndikojë në perspektivën e saj për vitin 2022.

Rusia është gjithashtu në mosmarrëveshje me Finlandën dhe Suedinë, përkatësisht vendet e origjinës së Nokia dhe Ericsson, lidhur me interesin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Vendimi i Nokias për t’u larguar nga Rusia do të prekë rreth 2000 punëtorë dhe disa prej tyre mund t’u ofrohet punë në vende të tjera të botës, tha Lundmark. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)