24 Prill 2024

Njerëzit më influentë në planet

SHBA, 1 maj - Sportistë, politikanë, ish politikanë e artistë janë mbledhur bashkë në një klasifikim ku me famën e tyre kanë influencuar dhe po influencojnë në mbarë planetin.

Bëhet fjalë për 100 njerëzit me influencë më të madhe në botë, listë e propozuar nga revista “Times”. Nuk ka dyshime që Barack Obama është në këtë listë ku nuk mund të mungonte as ish presidenti Bill Clinton, kryediplomati iranian Mir-Hossein Mousavi, aktori Ben Stiller por edhe sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba.

Gjithashtu, emra të tjerë me influencë të madhë në botë janë edhe kreu i FMN-së, Dominique Strauss Kahn, kryetarja e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi, ish kandidatja për zv/presidente në Shtëpinë e Bardhë Sarah Palin si dhe presidenti brazilian, Lula Da Silva.

Përsa i përket botës së artit bie në sy Lady GaGa, por edhe Conan O'Brien, Oprah Winfrey, Ashton Kutcher, Elton John, Marc Jacobs e Sandra Bullock. Në këtë listë bën pjesë edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë në SHBA, Sonia Sotomayor, por edhe presidenti i kompanisë Apple, Steve Jobs. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)